
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck organizuan një ceremoni luksoze në shtëpinë e këtij të fundit në Georgia më 20 gusht për miqtë dhe familjen një muaj pas dasmës së parë në Las Vegas .

Nusja kishte veshur një fustan mahnitës me mëngë të shkurtra dhe i hapur nga pas. Page Six raportoi më herët se Lopez pritej të vishte një fustan të personalizuar Ralph Lauren.

Ndërkohë të ftuarit si Matt Damon, Jimmy Kimmel dhe zyrtari Jay Shetty ishin veshur të gjithë me të bardha për t'u përshtatur me dekorimet luksoze dhe ekspozitat e shkëlqyera me lule.

Dhëndri, gjithashtu, kishte veshur një xhaketë të bardhë dhe pantallona të zeza, duke rikrijuar pamjen e ceremonisë së tyre në Las Vegas muajin e kaluar.





