Hillary Clinton hedh akuza të forta ndaj Trump, për minimin e demokracisë dhe pozicionimin e tij si tiran

Hillary Clinton hedh akuza të forta ndaj Trump, për minimin e demokracisë dhe pozicionimin e tij si tiran

Hillary Clinton ka bërë një sulm të ashpër ndaj Donald Trump, duke akuzuar njeriun që e mundi në vitin 2016 në garën për Shtëpinë e Bardhë për mizori, neglizhencë, korrupsion, pandershmëri, racizëm dhe keqtrajtim dhe që të gjitha këto janë kombinuar bashkë për të vënë demokracinë në Amerikë në krizë.

Në një pasazh të ri të librit të saj mbi humbjen e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, "Çfarë ndodhi", Clinton e bën akoma më shumë kërcënues karakterin dhe veprimet e Trump që kur ai mori detyrën.

Eseja, botuar të hënën nga "Atlantik", akuzon presidentin në detyrë për minimin e vlerave themelore demokratike dhe pozicionimin e tij si një tiran, shkruan "The Guardian".

Në një gjuhë të pakufizuar si asnjëherë më parë, Clinton akuzon ish-rivalin e saj presidencial se ai ka treguar "mizori të papërshkrueshme" mbi ndarjen e familjes në kufirin meksikan; "Neglizhimi monstruoz" i Puerto Rikos që çoi në gati 3 000 vdekje dhe "korrupsion befasues" që përfshin konfliktet e interesit të administratës së tij dhe shkeljet e etikës.

"Trump dhe shokët e tij bëjnë kaq shumë gjëra të neveritshme që mund të jetë e vështirë për t'u ndjekur", shkruan ajo, duke konkluduar se "tani, demokracia jonë është në krizë ... Nuk ka tanke nëpër rrugë. Keqtrajtimi i administratës mund të kufizohet në disa fronte për tani nga paaftësia e tij. Por institucionet tona demokratike dhe traditat janë nën rrethim".

Kjo nuk është hera e parë që ish-Zonja e Parë dhe kandidatja presidenciale dy herë ka folur për Trump. Në qershor, ajo i tha "The Guardian" se presidenti ishte duke vepruar si një diktator në një "republikë të botës së tretë"; dhe në korrik ajo tha në një konferencë në Nju Jork se qëndrimi i tij ambivalent ndaj kërcënimit të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane ishte "thellësisht shqetësuese".

Clinton përfundon esenë e saj me një thirrje për progresistët për t'u mobilizuar në pjesëmarrjen masive në zgjedhjet e nëntorit, të cilat janë parë gjerësisht si një test për presidentin Trump. "Tani duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar demokracinë tonë dhe për të shëruar politikën", shkruan ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy