Partia Socialiste mban sot Asamblenë Kombëtare, në të cilën po diskutohet për përgatitjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit. Mbledhja nisi me fjalën e kreut të PS-së për Tiranën, Saimir Tahiri.
Tahiri tha se Partia Socialiste do t’i fitojë zgjedhjet edhe nëse del e vetme.
Pjesë nga fjala e Tahirit
Ndjesë për çdo punë që nuk kemi bërë, por kemi shumë punë për të bërë. Ndjesë nëse ka punë që i kemi bërë gabim, por sa më të mëdha janë pengesat aq më shumë duhet të bashkohemi. Ndjesë nëse ju ka dalë ndonjë drejtor që nuk ju ka shërbyer siç duhet. Ata drejtorin fodull e kemi motiv për t’u bërë bashkë dhe për të fituar përsëri dhe atë zyrtarin ta çojmë përpara drejtësisë.
Ne kemi shumë për të humbur, nëse bën vetëm një hap pas. Përballë kemi të njëjtët njerëz që nga 1990 i rrinë mbi kokë këtij populli që shkatërrojnë të rinjtë që meritonin një Shqipëri moderne, përballë herë në SHQUP dhe herë në çadër kemi të njëjtët njerëz që ishin në pushtet dhe sot po mbajnë njëri tjetrin për t’u fshehur nga drejtësia. Ata fusin kokën për t’u mbrojtur nga drejtësia, ata e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ne kemi bërë zgjedhjen tonë. Ne duam Shqipërinë më të denjë sesa nga ata që në politikë fshihen nga drejtësia. Ne jemi më shumë, më të fortë, ata mund të duken më të fortë te kutia e televizorit, por ne jemi më të fortë këtu, në çdo lagje, ne jemi më të fortë që në 18 qershor do të vendoset fati i Shqipërisë.
Gjëegjëza e koalicionit bëhet për të hutuar shqiptarët, sepse të gjithë e dinë se nuk ka koalicion më të rëndësishëm sesa koalicioni me qytetarët dhe aleanca jonë me shqiptarët dhe kjo është
Ne nuk duam koalicion sa për të mbledhur vota, por duam koalicion për të qeverisur qytetarët.
PS do të fitojë edhe vetëm do të fitojë, me të gjithë përballë PS do të fitojë. Në këto 75 ditë na mbetet vetëm një punë të trokasim në çdo derë. Ne në 18 qershor do të fitojmë, PS-ja do të fitojë.



