Tom Price, Sekretari amerikan i Departamentit të Shëndetit, dha dorëheqjen të premten në mes të një skandali mbi përdorimin nga ana e tij të avionëve privatë. Administrata e Trump ka vuajtur imazhin e një qeverie miliarderësh që lëvizin me helikopterë dhe nuk kanë kontakt me amerikanët e thjeshtë.



