26 persona kanë humbur jetën nga zjarret që kanë përfshirë Korenë e Jugut, ndërkohë që autoritetet thonë se mijëra të tjerë që janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për ti shpëtuar flakëve.
Të shumta kanë qenë ekipet e shpëtimit në terren, shoqëruar edhe nga helikopterë në përpjekje për të lokalizuar këto zjarre që janë ndër më të mëdhatë që kanë rënë ndonjëherë në Korenë e Jugut. Deri tani sipas një bilanci paraprak zjarret kanë djegur 35,810 hektarë tokë, ndërkohë që po sipas këtij raporti janë shkatërruar rreth 320 ndërtesa dhe struktura. Han Duck-soo, kryeministri i Koresë së Jugut dhe presidenti në detyrë, tha se zjarret janë më të këqijat që vendi ka parë në vitet e fundit dhe kishin shkaktuar dëme të pallogaritshme.
Ne duhet të fokusojmë të gjitha forcat edhe ekipet tona në shuarjen e zjarreve, ndërkohë që dëmet e shkaktuara deri tani janë të pallogaritshme.
Tempulli 1300-vjeçar i Gounsa-s në kontenë Uiseong, një vepër e rëndësishme e besimit budist, ishte në mesin e dhjetëra ndërtesave që janë djegur nga zjarret e rëna.



