ISHP: Çdo qytetar i vaksinuar jashtë vendit mund të regjistrohet në e-Albania

ISHP: Çdo qytetar i vaksinuar jashtë vendit mund të regjistrohet në e-Albania

Instituti i Shëndetit Publik, bën me dije se tashmë të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë brenda ose jashtë vendit mund të vaksinohen në Shqipëri dhe do të përfitojnë automatikisht certifikatën e vaksinimit (green pass) nëpërmjet sistemit e-Albania.

Gjithashtu, të gjithë qytetarët shqiptarë mund të evidentojnë dhe regjistrojnë vaksinat e kryera jashtë vendit, pranë mjekut të familjes.

Evidentimi i certifikatave të vaksinimit të qytetarëve që kanë kryer të paktën njërën dozë të vaksinës jashtë vendit dhe regjistrimi i tyre në Shqipëri, ju jep mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë të kryejnë dozën e dytë apo dozën e tretë booster në Shqipëri dhe anasjelltas.

Instituti i Shëndetit Publik informon se nisur dhe nga rekomandimet e Komitetit të Eksperteve për paraqitjen e kartës së vaksinimit në kufi, të dhënat e kryerjes së vaksinës si dhe njehsimi i certifikatës së vaksinimit, po dokumentohen në sistemet tona të integruara të regjistrimit të personave të vaksinuar dhe më pas reflektohen në sistemin e-Albania.

Certifikata e vaksinimit e Republikës së Shqipërisë është e integruar me sistemin evropian dhe njihet njëlloj si green pass i vendeve të Bashkimit Europian. Pra, qytetarët shqiptarë mund ta përdorin certifikatën e vaksinimit brenda dhe jashtë vendit.

Duke filluar nga dita e sotme, në raportimet e vaksinimit do të përfshihen edhe të dhënat e qytetarëve shqiptarë që janë vaksinuar jashtë vendit dhe që janë të regjistruar në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy