
Afrim Qendro zgjidhet prefekt i Tiranës. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë.
Qendro ka mbajtur më parë detyrën e drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Qëndro ka ushtruar funksione të ndryshme publike, si: zv.drejtor i Përgjithshëm dhe drejtor i Drejtorisë së Projekteve të Brendshme dhe të Huaja Teknike pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Drejtor i Drejtorisë së Rrjeteve Inxhinierike në Bashkinë e Tiranës, Kryeinspektor në Inspektoriatin Ndërtimor e Urbanistik, Drejtor i “Drejtorisë së Përgjithshme Nr. 1 të Qytetit” Bashkia Tiranë, Përgjegjës i “Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse” Bashkia Tiranë, Shef Kartoteke i qarkullimit Rrugor, në Drejtorinë e Policisë së Rrethit Gjirokastër, Shef i Qarkullimit Rrugor, në Drejtorinë e Policisë së Rrethit Gjirokastër.
Qendro zëvendëson në detyrë Mersin Murataj, i cili u emërua prefekt i Tiranës në mars të këtij viti, për të plotësuar vakancën e lënë nga Toni Gogu, që kandidoi për Partinë Socialiste.



