​​Trump merr letër falënderimi nga Kim

​​Trump merr letër falënderimi nga Kim

Lideri koreanoverior, Kim Jong Un, i ka dërguar një letër falenderimi për përpjekjet energjike dhe të jashtëzakonshme të president për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Një kopje e letrës bashkë me përkthimin në anglisht u publikua në Tuiterin e Trump-it. Letra mban datën 6 korrik, kohë kur sekretari i Shtetit, Mike Pompeo po vizitonte Korenë e Veriut. Kim nuk u takua me Pompeon dhe raportimet nga udhëtimi treguan se nuk vajti mirë.

Në letër, Kim falënderon Trump për punën e tij “në implementimin me besnikëri të deklaratës së përbashkët”, duke iu referuar dokumentit të nënshkruar nga të dy liderët kur u takuan në Singapor në qershor.

“Besoj fuqishëm se vullneti i fuqishëm, përpjekjet e sinqerta dhe qasja unike e imja me Shkëlqesinë Tuaj, Zoti President që synon të hapë një të ardhme të re mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së me siguri do të realizohet”, thuhet në letër, ku theksohet se ka pasur një progres epokal në përmirësimin e lidhjeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy