Tjetërsim pronash dhe ndërtime pa leje/ 10 urdhër-arreste në Lezhë, mes tyre zyrtarë të Hipotekës dhe policë (VIDEO)

Tjetërsim pronash dhe ndërtime pa leje/ 10 urdhër-arreste në Lezhë, mes tyre zyrtarë të Hipotekës dhe policë (VIDEO)

Në kuadër të një hetimi të nisur prej kohësh për tjetërsim pronash dhe ndërtime pa leje në zonën e Lezhës, Prokuroria ka lëshuar 10 urdhër-arreste, mes të cilëve përfshihen zyrtarë publikë dhe efektivë policie. 

 

Vendimet janë ekzekutuar pas urdhrit të Prokurorisë dhe miratimit nga Gjykata. Korrespondenti Juli Simoni në një raportim për Mcn Live bën me dije se bëhet fjalë për një ndërtim në zonën e Ranës së Hedhun. 

Sipas burimeve hetimore, në listën e personave të ndaluar dhe të hetuar me masa sigurie të ndryshme përfshihen:

 

Pjetër Tuci – masë sigurie “Arrest në burg”

Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – “Arrest në shtëpi”

Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – “Arrest në shtëpi”

Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “Arrest në shtëpi”

Luiza Bala – “Arrest në shtëpi”

Hekuran Xhina – “Arrest në shtëpi”

Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – “Ndalim i daljes jashtë shtetit”

Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – “Ndalim i daljes jashtë shtetit”

Martin Ndoka, polic i zonës në Shëngjin – “Pezullim nga detyra publike” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”

Hetimet po vijojnë për të zbardhur skemën e plotë të tjetërsimit të pronave dhe lidhjet mes personave të përfshirë.                                                                                    

                                                                                                                   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy