Më 19 prill raundi i parë për zgjedhjen e presidentit (VIDEO)

Më 19 prill raundi i parë për zgjedhjen e presidentit (VIDEO)

Kuvendi ka mbledhur këtë të enjte konferencën e kryetarëve, në të cilën është diskutuar rreth propozimit të kreut të grupit të partisë socialiste Gramoz Ruci për zgjedhjen e presidentit.

Kështu, konferenca e kryetarëve ka marrë parasysh propozimin për nisjen e procedurave brenda afateve ligjore. Çka do të thotë se raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri, sikundër thotë propozimi i Ruçit, duhet të nisë më 19 prill.

Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy raundet e dyta presidenti mund të zgjidhet me 71 vota. Raundet nga njëri tjetri duhet të zhvillohet brenda 7 ditëve, që do të thotë se Presidenti i ri i Republikës në muajin maj do të jetë votuar nga Kuvendi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy