Situata e Covid/ Skëndaj: Shifrat nuk rakordojnë, Ministria e Shëndetësisë përhap panik

Situata e Covid/ Skëndaj: Shifrat nuk rakordojnë, Ministria e Shëndetësisë përhap panik

Gazetari Erion Skëndaj, flet për mos përputhje të shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me situatën e infektimeve me Covid.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, Skëndaj tha se nëse do të bëhen më shumë tamponë nga sa bëhen aktualisht 1 në 2 persona, i bie që të jetë i infektuar.

Sipas tij, asnjë nga këto raste nuk shkojnë për shtrime.

Shkojnë 8 veta në urgjencë dhe vetëm 1 shtrohet. Nuk korrespondojnë shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë të infektimeve ditore me shërimet ditore. Ministrja Manastirliu deklaroi në shkurt se karantina është vetëm 5 ditë dhe automatikisht je negativizuar.

Listat e ministrisë duhet të ishin të njëjta, me një zhvendosje 5 ditore. Nga një rakordim që kemi bërë, rezulton se shifrat nuk rakordojnë. Madje për 30 ditë në qershor ka pasur mbi 4000 infektime, ndërkohë që ka pasur rreth 3000 të shëruar, me pak shtrime.

Kemi minus 1200 persona të cilët në mënyrë fiktive fryjnë atë që quhet lista e personave aktivë me Covid. Me këto shifra nuk e di pse Ministria e Shëndetësisë vijon të japë shifra jo të sakta që ajo i bën.

Nuk bëjnë sens këto shifra, as me 6-7 ditë. Ministria e Shëndetësisë duket sikur me këto shifra shkakton një lloj paniku dhe në këtë mënyrë nuk bëhen as projeksionet e sakta.

Ne dashur pa dashur me këto shifra që japim, duke mos rakorduar drejt rakordimet me shërimet, përhapim panik. Variantet e reja kanë kapërcim dramatik të vaksinave, përfshirë edhe atë që nuk është hedhur në treg sipas variantit BA1.

Ai ngriti pikëpyetje se si mund të besohet se një vaksinë jep mbrojtje, kur antitrupat e saj nuk e neutralizojnë dot virusin BA 4, BA5, dhe të fundit BA2 75.

Skëndaj shtoi se nuk di se si mund të shkohet për vaksinim, në një kohë kur vaksina nuk të mbron.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy