Leart Kurti i riu nga Tirana që humbi jetën më 19 tetor 2022 pasi u shoqërua nga policia, rezulton se në spital ka shkuar i pajetë.
Për herë të parë Avokati i Popullit bën me dije se spitali në kartelën e tij ka të shënuar se Kurti është paraqitur pa shenja jetë.
Është ky dokumenti “Spitali Universitar i Traumës na bën me dije se pacienti Leart Kurti është dërguar në urgjencën e spitalit nga forcat e policisë në dt.19.10.2022 ora 23.40. Pacienti u mor menjëherë në sallën e Urgjencës ku u konstatua se ishte pa shenja jetësore, “Exitus Letalis” ora 00.10 dt. 20.10.2022”.
Përse vdiq Leart Kurti?
Sipas avokatit të popullit në ekspertizën e administruar prej tyre thuhet “Me shkresën nr.9222/6 Prot datë 16.11.2022 kthim përgjigje, Në konkluzionet e ekspertit mjeko ligjor konstatohet se shkaku i vdekjes së shtetasit Lear Kurti ka qënë helmimi (mbi dozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizmin e Ishemisë akute të miokardit që ka sjellë për pasojë asistolinë kardiake (ndalimi i menjëhershëm i punës së zemrës). Sipas ekspertizës vdekja e shtetasit L.K nuk ka ardhur për shkak të ndonjë veprimi të dhunshëm nga ana e Policisë së Shtetit".
Në hetimin e bërë nga Avokati i Poullit përkatësisht nga ish-drejtori i Policisë së Shtetit sot komisioner z.Ajmet Prençi për këtë rast janë bërë edhe rekomandimet:
Marrjen e masave për zbatimin efektiv të garancive ligjore të qytetarëve në lidhje me ruajtjen e shëndetit dhe të mirëqenies së tyre në momentet e para të shoqërimit.
Marrjen e masave të nevojshme nga policia për të ushtruar kontroll në mënyrë të vijueshme në të gjitha strukturat e saj lidhur me zbatimin e kritereve të shoqërimit të shtetasve.
Marrja e masave nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit që çdo shoqërim i personave në ambientet e policisë së shtetit të jetë i arsyeshëm dhe të ketë indiciet e duhura bazuar në ligjin për policin e shtetit i cili ka përcaktuar qarte rastet kur personat shoqërohen në ambientet e Policisë së Shtetit.
Përgjithësimin e këtij rasti në të gjitha strukturat vendore të Policisë së Shtetit, me qëllim mos përsëritjen e shkeljeve të tilla në të ardhmen nga punonjësit e policisë.
Marrjen e masave të nevojshme për zbatimin e detyrimeve ligjore për plotësimin e Formularit të Raportit të Shoqërimit në çdo rast shoqërimi të shtetasve sapo ata sillen në organin e Policisë.



