Risi në aviacion, NASA teston me sukses një krah të ri avioni

Risi në aviacion, NASA teston me sukses një krah të ri avioni

Një ekip inxhinierësh kanë ndërtuar dhe testuar një krah të ri aeroplani, i përbërë nga qindra pjesë identike.

Krahu i ri mund të ndryshojë formë në varësi të kontrollit qëndror të mjetit fluturues.

Shpikja e re siguron fleksibilitet më të madh në projektimin dhe prodhimin e avionëve të ardhshëm.

Dizajni i ri është testuar në një tunel të NASA-s në Kaliforni.

Shpikja është realizuar nga një grup studiuesish të universitetit MIT, ndërsa detaje të saj janë bërë publike në revistën “Smart Materials and Structures”.  

Komponentët fleksibël, të cilët mbulohen nga një shtresë e hollë polimeri, sjellin si rezultat një krah që është shumë më i lehtë dhe më efikas në energji.

Ai u përshtatet fazave të ndryshme të fluturimit, si ngritja apo ulja.

Ekipi i inxhinierëve e ka çuar një hap më para edhe sistemin që bën të mundur këtë përshtatje.

Sistemi u përgjigjet automatikisht të gjitha ndryshimeve aerodinamike, duke sjellë si pasojë rikonfigurimin e krahëve.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy