Dy zyrtarë të lartë iranianë kanë bërë të ditur se kanë humbur kontaktet me kreun e Forcave Quds të Iranit pas sulmeve izraelite në Bejrut, në të cilat u vra udhëheqësi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah.
Një nga zyrtarët tha për Reuters se Esmail Qaani ishte në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh, gjatë sulmit që thuhet se kishte shënjestruar liderin e ri të Hezbollahut, Hashem Safieddine, por zyrtari tha se nuk kishte takim mes të dyve.
Burimi thotë se Irani dhe Hezbollahu nuk ishin në gjendje të kontaktonin me Qaanin.
Teherani e emëroi Qaanin kreun e shërbimit të zbulimit ushtarak jashtë shtetit të Korpusit të Gardës Revolucionare pasi Shtetet e Bashkuara vranë paraardhësin e tij Qassem Soleimani në një sulm me dron në Bagdad në vitin 2020.



