Për ekspertin e ekonomisë Elvin Meka, vendet e varfra ndodhen nën një presion demografik dhe kjo bën që remitancat e emigrantëve të jenë të larta.
Nga studio e “MCN Economy”, ai deklaroi se Shqipëria ka një trend të përmbysur, pasi investimet e huaja janë më shumë se dërgesat e remitancave.
Por sipas tij, Shqipëria mban pak a shumë të njëjtin nivel të sjelljes së remitancave dhe kjo prej largimit të të rinjve kryesisht pas pandemisë së Covid, ku u pa një fluks i shtuar i emigrantëve shqiptarë.
Ofertën gjithmonë të gatshme në vendet e varfra dhe vendet në zhvillim për të çuar fuqi punëtore në vendet me të ardhura të larta, e gjej të vazhdueshme.
Përderisa fluksi i dërgesave ose qëndron konstant ose shënon rritje, Shqipëria mban pak a shumë të njëjtin nivel të sjelljes së remitancave.
Për tu diferencuar, është që në raport me vendet e varfra, të Afrikës apo Azisë, Shqipëria ka një diferencë pasi nëse 15 apo 20 vjet më parë, nëse kishim kulmin e emigracionit.
Për fat të mirë Shqipëria ka një trend të përmbysur, pasi investimet e huaja janë më shumë se dërgesat e remitancave.
Me rritjen e vazhdueshme të PBB, roli i tyre në ekonomi do vazhdojë dhe të bjerë.
Ka rënë, nuk është një fenomen që ka peshën e vetë, në ndihmesën shtesë të moshës së tretë, pa përjashtuar dhe faktin që ka familje që jetojnë nga dërgesat e emigrantëve.
Por koefiçienti i varësisë do vijë gjithmonë duke u zbehur se edhe politika integruese e Shqipërisë drejt vendeve të Bashkimit Europian dërgesat që do të vijnë nga vendet brenda bllokut, nuk do të konsiderohen më.
Remitancat do të vlerësohen vetëm jashtë vendeve të BE-së. Mbi 85-90% e remitancave vijnë nga vendet e Bashkimit Europian.
Në një moment të caktuar Shqipëria do të dalë nga ajo listë, madje do kalojë në listën e vendeve me të ardhura të mesme dhe të larta.
Shqipëria do të bëhet një vend pranues i emigrantëve. Shqipëria do të kalojë në një vend importues të fuqisë punëtore dhe eksportuese parash.



