Një manovër e gabuar i ka kushtuar shtrenjtë një shofereje që po dilte nga parkingu me kate i një qendre tregtare në Erbusco, Breshia, Itali.
Në momentin kur po dilte nga parking, gruaja që drejtonte mjetin kishte në të edhe fëmijën e saj 11-vjeçar dhe një pasagjer tjetër.
Makina ka goditur murin anësor dhe ka përfunduar nga kati i dytë në tokë, një lartësi prej 8 metrash.
Tre personat që ndodheshin në makinë janë në gjendje të rëndë në spital, por pa rrezik për jetën.



