Kryeministri Kurti në vetizolim, kishte kontakt me një zyrtar të prekur me COVID-19

Kryeministri Kurti në vetizolim, kishte kontakt me një zyrtar të prekur me COVID-19

Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane të Kosovës, që ka pasur kontakt të ngushtë me një të infektuar me koronavirus, është bërë shkas që Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të futet në vetëizolim.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Kurti, përmes një postimi në Facebook.

“Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE”, shkruan Kurti.

Kryeministri e ka sqaruar se mostrat e zyrtarëve të Qeverisë janë marrë dhe se po pritet rezultati.

“Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike”, tregon ai për zyrtarin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy