Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy 2 vite shërbim prove Fatos Tushen, ish-kryebashkiakun e Lushnjës lidhur me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë.
Prokuroria kërkoi dënimin e Tushes me 1 vit e 5 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të përfitonte zbritjen e dënimit me 1/3.
Vetëm pak muaj pasi shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për “shpërdorim detyre” dhe për “shkelje të barazisë në tendera”, ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim.
Tushe nuk ka deklaruar se zotëron një apartament në bregdetin e Vlorës.



