Në shtator të vitit 2017 Hans Kijlstra, iu bashkua Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) për të kryer detyrën e tij si ekspert. Më pas në vitin 2020 ai u largua nga ONM për të mos e ushtruar me detyrën e vëzhguesit ndërkombetar.
Pikëpyetjet për largimin e tij janë të shumta, sipas mediave shqiptare ai u largua pasi pati marrëdhënie me një nga këshilltaret e një prej organeve të vetingut. Për këtë çështje “Ajsberg”, në MCN TV i është drejtuar zyrës së informacionit të Operacionit Ndërkomëtar të Monitorimit për ta pyetur nëse Hans Kijlstra është ende antar i ONM. Në përgjigjen e tyre thuhej se Hans Kijlstra nuk është më pjesë e IMO si vëzhgues Nderkombetar, pasi kontrata e tij thjesht përfundoi në 16 shkurt 2020, sipas kushteve fillestare të vendosjes.
Por çfarë është thënë në seancën e rivlerësimit të gjyqtares Elizabeta Imeraj, ku emri i Hans Kijlstras është permendur nga kolegu i tij Theo Jackobs?
Vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs thotë: “Po kalojmë ne një pikë tjetër që është ngritur dhe pohuar nga ish kolegu im ne deklaraten e nderit fjalën e dorëheqjes”.
Pra sipas përkthimit thuhet se ai ka bërë deklaratën e dorëheqjes, pra a është dorëhequr apo i ka mbaruar kontrata?
Ka një mospërputhje të përgjigjes së ONM, e cila thotë se i ka mbaruar kontrata në 16 shkurt 2020, dhe asaj çfarë ka deklaruar vëshguesi ndëkombëtar Theo Jackobs në procesverbal, që sipas përkthimit thuhet se Kijlstra ka dhënë dorëheqjen në 5 shtator 2020.



