Oficerët e anti-KÇK-së e kanë nisur aksionin me pasuritë e Altin Hajrit, i dyshuar si organizator i rrëmbimit të Jan Prengës, në Kamëz. Nga verifikimet paraprake rezulton se familja Hajri nuk i justifikon pasuritë, ndërsa SPAK brenda 15 ditëve do shprehet për të. Kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta thotë se se krimi ka marrë përmasa të frikshme, ndërsa pasuritë e kriminelëve me nismën e re do të kalojnë në duart e policisë.



