Jeruzalemi, "kërcënimi" i ambasadores së SHBA në OKB: Ky votim do të mbahet mend

Jeruzalemi, "kërcënimi" i ambasadores së SHBA në OKB: Ky votim do të mbahet mend

Menjëherë pas votimit të rezolutës e cila u rrëzua me 128 vota pro, ka ardhur edhe një reagim i ashpër nga SHBA-ja, me anë të ambasadores në OKB Nikki Haley.

Në një konferencë për mediat Haley nuk e priti mirë voton kundër vendimit të presidentit Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, the theksoi se pavarësisht nga rezultati i votimit SHBA do të vendosë ambasadën e saj në Jerusalem.

​“Kjo është ajo që qytetarët amerikanë duan që ne të bëjmë dhe kjo është gjëja e duhur për të bërë. Ky votim nuk do të bëjë një ndryshim në atë se si amerikanët e shikojnë OKB-në”, tha Haley, por theksoi se ky votim do të mbahet mend.

A ishte një sinjal kërcënimi kjo deklaratë e ambasadores Haley kjo do shikohet edhe në reagimin që do të mbaj Shtëpia e Bardhë për këtë votim.

Por para votimit, Nikki Haley, ambasadore e SHBA në OKB, lëshoi ​​një kërcënim të drejtpërdrejtë, duke thënë se SHBA do të mendojë dy herë për financimin e vendeve anëtare në qoftë se votonin kundër vendimit të Trump.

128 vende votuan pro rezolutës, ndërsa nëntë votuan “kundër” dhe 35 vende abstenuan, përfshirë Kanadanë, Meksikën dhe Australinë.

ambasad

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy