Ankimimi i PD për zgjedhjet/ Nuri: I bazuar në farsën elektorale. Kolegji duhet të shqyrtojë të gjitha aspektet ligjore (VIDEO)

Ankimimi i PD për zgjedhjet/ Nuri: I bazuar në farsën elektorale. Kolegji duhet të shqyrtojë të gjitha aspektet ligjore (VIDEO)

Partia Demokratike ka depozituar dje në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të Komisionit Rregullator, që certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Avokati i PD-së, Franc Nuri, sqaron për "MCN Live" se ankimimi është i bazuar në farsën elektorale, duke theksuar se nuk janë zbatuar të njëjtat standarde në të 12 qarqet e vendit.

Nuk është zbatuar i njëjti standard. Nuk mund të zbatohet një standard në një qark dhe një tjetër në një qark tjetër, sidomos sa i përket dorëheqjes së kandidatëve. 

Nuk mund të ketë ndryshime në vendimet e Komisionerit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, dhe të Kolegjit Zgjedhor, pasi janë përdorur standarde dhe interpretime të ndryshme të Kodit Zgjedhor dhe rregullave të zgjedhjeve.

Ankimimi ynë është thelbësisht për një farsë elektorale. Nuk po bëjmë një ankimim të zakonshëm, pasi ka pasur shkelje ligjore në aktin e miratuar, pavarësisht se ai u miratua me shumicë të thjeshtë. 

Për Nurin, Kolegji Zgjedhor duhet të shqyrtojë të gjitha aspektet ligjore dhe ato të farsës elektorale në të 12 qarqet, siç janë ngritur nga PD. 

Patjetër që Kolegji do duhej ti shqyrtoj të gjitha aspektet ligjore dhe ato të farsës elektorale që ne si PD e kemi ngritur te të 12 qarqet qe i kemi atakuar. 

Përtej faktit qe Kolegji nuk i ka dhënë të drejtë PD, kjo nuk na pengon që të gjejmë këtë mekanizëm për të  risjellë dhe një here në vëmendje jo vetëm te trupës gjyqësore dhe te mediave dhe opinioni vendas dhe te huaj ne lidhje me farsën elektorale.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy