Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, reagon Osmani: Tronditëse, drejtësia të hetojë!

Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, reagon Osmani: Tronditëse, drejtësia të hetojë!

Pas ngjarjes së regjistruar në një qendër azili në qytetin e Pejës në Kosovë, ku një e moshuar ka rënë pre e dhunës së infermieres, ka reaguar edhe zyra e Presidentes Vjosa Osmani.

Në reagim, dënohet akti i dhunshëm, ndërsa kërkon nga organet e drejtësisë që të hetojnë deri në fund ngjarjen.

T’i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë. Ata janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, kontributi i tyre është themeli jonë. Akti i sotëm i dhunës ndaj një të moshuarës është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ndaj Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm. Mekanizmat kompetent duhet t’i forcojnë dhe mbikëqyrin kriteret e përzgjedhjes, në mënyrë që atyre që u besohet trajtimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve të kalojnë nëpër filtra të ashpra të rekrutimit”, thuhet në deklaratën dërguar mediave.

Presidentja u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që rastin ta trajtojnë me prioritet.

E kemi obligim ta bëjmë një shoqëri sa më humane dhe kjo përpjekje jona duhet të jetë e përditshme. Zyra e Presidentes fton organet e drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me prioritet ngase akte të tilla janë të patolerueshme dhe të dënueshme”, thuhet në deklaratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy