Atentati ndaj 33-vjeçarit në Vlorë, autorët qëlluan mbi 15 herë, shoqërohen 7 persona

Atentati ndaj 33-vjeçarit në Vlorë, autorët qëlluan mbi 15 herë, shoqërohen 7 persona

Detaje të tjera kanë dalë pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Vlorës.

Raportohet se policia ka shoqëruar 7 persona të cilët mësohet se kanë qenë dëshmitarë dhe prezent në lokalin ku ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Në drejtim të 33-vjeçarit, Romeo Meçaj është qëlluar të paktën 15 herë me breshëri, por fatmirësisht edhe pse i plagosur ai ka shpëtuar nga vdekja. Në këtë atentat mësohet se kanë marrë pjesë më shumë se dy persona.

Autorët duket se e kanë ruajtur Meçajn pasi ishin fshehur pranë pallatit të sportit dhe e dinin për lëvizjet e 33-vjeçarit. Policia nga ana tjetër ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

Makina e autorëve Volswagen e  gjetur e djegur pas tentativës së vrasjes është e vjedhur. Brenda makinës janë gjetur edhe 2 armë të tipit kallashnikov.

33-vjeçari njihet si person që punonte me skaf gjatë sezonit turistik dhe sipas burimeve nuk ka rezultuar person me precedentë penalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy