Xama: Nëse hetohet siç duhet, afera “Bankers” do të jetë më e madhe se çështja e inceneratorëve

Xama: Nëse hetohet siç duhet, afera “Bankers” do të jetë më e madhe se çështja e inceneratorëve

Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencën për dosjen hetimore ndaj kompanisë “Bankers Petroleum” dhe e ka kaluar çështjen për ndjekje të mëtejshme në SPAK, pasi janë konstatuar elementë të grupit të strukturuar kriminal dhe vjedhje të shumave të konsiderueshme financiare.

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se nëse kjo aferë hetohet siç duhet, mund të ketë përmasa edhe më të mëdha sesa çështja e famshme e inceneratorëve.

Nëse prokuroria e heton siç duhet këtë çështje, ajo është akoma më e madhe se vetë inceneratorët.

 Jo për nga numri i të përfshirëve, por për nga efekti që ka në treg. 

 “Bankers Petroleum” ka pasur një ndikim të madh ekonomik dhe është e lidhur me disa nga kompanitë më të mëdha që operojnë aktualisht në Shqipëri në fushat e karburanteve dhe ndërtimit.

Bankers është kompania që ka mbështetur dhe ngritur disa nga firmat më të mëdha në tregun shqiptar. 4-5 kompani që kanë qenë nënkontraktorë të saj, sot janë ndër më të fuqishmet në vend. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy