Protesta/ Malltezi: PD doli nga guaska e saj, Berisha u bë zëri i mijëra protestuesve kundër qeverisë

Protesta/ Malltezi: PD doli nga guaska e saj, Berisha u bë zëri i mijëra protestuesve kundër qeverisë

Jamarbër Malltezi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me protestën e djeshme për të cilën u shpreh se ajo tregoi se Partia Demokratike doli nga guaska e saj deh se pjesëmarrja në të ringjalli shpresën.

Ai tha se pjhesmarrja ka lënë pa tekst vetë opozitën por edhe qeverinë, ndërsa theksoi se Berisha në këtë protestë u bë thjesht zëri i mijëra qytetarëve kundër qeverisë që nuk mund të pranojnë më Ramën me propagandën e tij.

Ishin 4 fish protestues i atyre që mendonim. Edhe sikur ¼ e atyre që ishin në shesh të ishin, prapë do ishte mbresëlënëse. Pjesëmarrja ka lënë pa tekst edhe qeverinë dhe opinionistët që paguhen nga qeveria. Por këtu nuk është çështja e numrave por ajo e shpirtit. Ata që ishin me shpirt. Elementi i parë ka të bëjë me keqqeverisjen e dyta me opozitën është apo jo e besueshme. Kjo opozitë nuk bën më pazare, ne pamë se ajo nuk shitet, por motivon dhe pamë që partia filloi të dalë nga guaska e saj. Sa i përket Ramës shpallja e tij armik do të thotë se një armik duhet trajtuar si i tillë dhe nuk mund të ketë më pazare. Koha e pazareve mbaroi

I pyetur se çfarë e detyron Ramën të largohet, Malltezi u shpreh se PD do të vijë në pushtet me votë dhe jo me dhunë.

Por një popull opozitar që ishte në protestë tregon se ai nuk mund të na gënjejë dot më me propagandën e tij dhe Berisha u bë zëri i tyre për të thënë me zë të lartë duke u bashkuar me shoqërinë civile dhe ska më njeri që se di që Rama nuk respekton votën e lirë, marrëveshjen dhe se do vetëm pushtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy