Zgjedhjet, Hoti: Mbështesim edhe kandidatë nga protesta, qëllimi është rrëzimi i kësaj narko-qeverie

Zgjedhjet, Hoti: Mbështesim edhe kandidatë nga protesta, qëllimi është rrëzimi i kësaj narko-qeverie

Partia Demokratike ka nisur procesin e riorganizimit të strukturave dhe përzgjedhjes së emrave që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme vendore, me synimin për të dalë me kandidatura fituese në të gjithë vendin, përfshirë edhe Bashkinë e Shkodrës.

 

Në MCN TV, deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, bëri të ditur kalendarin e brendshëm të selisë blu, duke sqaruar se propozimet nga bazat do të mbyllen brenda këtij muaji, ndërsa vendimmarrja përfundimtare pritet në dhjetor.

 

Ai u shpreh i hapur edhe ndaj bashkëpunimit me faktorët e rinj qytetarë dhe protestuesit, duke deklaruar se do të mbështeste pa hezitim një kandidat të dalë nga protesta, nëse ai garanton fitoren dhe bashkimin kundër qeverisë.

 

PD, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë vendin, ka filluar me organizimin e strukturave, por më e rëndësishmja është ripërtëritja e partisë. Kam pasur detyrim mbështetjen e PD-së për përgatitjen dhe motivimin e strukturave për të dalë fitues në këto zgjedhje. Jemi në një proces të përzgjedhjes së kandidatëve; Shkodra ka shumë djem dhe vajza që mund ta përfaqësojnë dhe për mua e rëndësishme është që ai emër të jetë fitues, nuk ka rëndësi emri. Në Shkodër vijojnë negociatat, jemi ende në proces përzgjedhjeje dhe pasi del një listë emrash nga strukturat, gjë të cilën jemi duke e bërë çdo ditë deri në fund të nëntorit, pastaj lista vjen në Tiranë, ku do të vendoset për kandidaturën fituese për secilën nga bashkitë. Besoj se deri në fund të nëntorit do të jetë përzgjedhja e listave dhe në dhjetor besoj se do të jetë gati emri i përfaqësuesit. Nëse një kandidat do të vinte nga protesta, patjetër që do ta mbështesja. Unë personalisht kam qenë pjesë e protestës që në ditën e parë, sepse në fund të fundit protestuesit janë fëmijët tanë dhe ne atë po kërkojmë, shtetin e tyre. Besoj dhe kërkoj që jo vetëm të kemi mbështetjen e tyre, por edhe ne kërkojmë të njëjtën gjë që ata kërkojnë: përfundimin e kësaj narkoqeverie. Janë disa emra dhe grupe të vogla që janë kundër PD-së, sepse qëllimi dhe logoja e kësaj proteste është fundi i kësaj qeverie, fundi i Edi Ramës. Ne duhet të lëmë hatërmbetjet dhe të bëhemi të gjithë bashkë, sepse kryesorja është rrëzimi i Edi Ramës dhe ky është edhe mesazhi i PD-së.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy