Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person, i cili ka kërcënuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Haxhi Hoti, kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, është ndaluar me akuzën e “nxitje në vrasje”, pasi mbrëmjen e së shtunës përmes një shkrimi në “Facebook” dyshohet se kërcënoi publikisht liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Policia thotë se Hoti do të qëndrojë në arrest për 48 orë.
“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook të cilin e kishte fshirë më pas me arsyetimin se ka ndodhur gabim teknik”.



