Nis zbatimi i gjobës ekstreme/ 1 milionë lekë për cigaren apo mbeturinat që hidhen nga makina

Nis zbatimi i gjobës ekstreme/ 1 milionë lekë për cigaren apo mbeturinat që hidhen nga makina

Ekziston prej një dekade si masë ndëshkuese në Kodin Rrugor, por së fundi ka nisur të aplikohet. 1 milion lekë është gjoba për çdo mbetje që hidhet nga mjetet në lëvizje, ndërsa ata që ndëshkohen janë si shoferët e po ashtu pasagjerët e mjeteve.

Deri në 1 milion lekë të vjetra është gjoba për shoferë apo pasagjerët e mjeteve të cilët teksa përdorin akset rrugore në vend, ndotin ambientin duke hedhur mbetje në rrugë.

Prej 10 vitesh në Kodin Rrugor është sanksionuar si masë ndëshkuese por e harruar si një e bardha shkruar mbi të zezë, me nismën “Shqipëria e Pastër” ministria e Brendshme ka vënë në lëvizje policinë e shtetit në aplikimin e këtij sanksioni.

Emisioni FactCheck sjell një lexim të kodit penal i cili sanksionon me gjobë veprimet të konsideruara jo vepër penale por shkelje të ndaluara. Neni 15 i Kodit Penal thotë se është e ndaluar të:

a) të dëmtohen në çfarëdo mënyrë veprat e artit, të mbjellat dhe impiantet rrugore, të ndryshohet forma dhe të zihet sipërfaqja e rrugës ose e pjesëve që i përkasin asaj apo në përgjithësi të krijohen gjendje të rrezikshme për trafikun;

b) të dëmtohet, të vizatohet, të shënohet, të zhvendoset apo të hiqet sinjalizimi rrugor dhe çdo objekt tjetër që i takon atij;

c) të pengohet rrjedhja e lirë e ujërave në kanalet ose hendeqet anësore dhe në veprat përkatëse të grumbullimit dhe shkarkimit;

d) të pengohet rrjedhja e lirë e ujërave që shkarkohen në terrenin nën nivelin e rrugës;

e) të qarkullojnë kafshë, duke përjashtuar rrugët lokale, sipas normave të parashikuara për lëvizjen e kafshëve;

f) të hidhen ose të grumbullohen mbeturina ose materiale të çfarëdo lloji;

g) të sillet ose të shpërndahet baltë edhe nëpërmjet rrotave të mjeteve që vijnë nga hyrje ose degëzime;

h) të shkarkohen në kanale dhe hendeqe, pa leje të rregullt, materiale të çfarëdo lloji ose të kanalizohen në to ujëra të çfarëdo natyre;

i) të hidhen sende të çdo lloji nga mjeti në lëvizje.

Kush shkel këto pika të cilat prej një dekade janë në fuqi, për aq kohë sa nuk përbëjnë vepër penale “dënohet me masën administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë. Shkelja e mësipërme shoqërohet edhe me masa plotësuese administrative për rivendosjen e gjendjes fillestare në ngarkim të autorit të shkeljes dhe me shpenzimet e tij”.

Por a është ky një fenomen sporadik apo një sjellje e përhapur?

Emisioni FactCheck ka mundur të sigurojë shifrat e ndëshkimeve të drejtuesve të mjeteve ku rezulton se:

Nga Janar 2024 deri më 23 Shkurt janë tre drejtues mjeti të proceduar penalisht dhe një me masë administrative

Ndërsa për vitin 2023 janë 15 shoferë të gjobitur me masë administrative dhe 10 të proceduar penalisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy