Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe pyjore në Pogradec

Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe pyjore në Pogradec

Një zjarr masiv ka përfshirë që prej mbrëmjes së djeshme një sipërfaqe pyjore me Aishte mbi fshatin Jollë në njësinë administrative Velçan.

Zjarri i cili dyshohet i qëllimshëm ka përfshirë deri tani një sipërfaqe prej 1 Ha. Në zonë kanë shkuar punonjës të zjarrfikëses nga inspektoriati pyjor dhe banorë të cilët janë duke punuar me mjete rrethanore.

Mjeti zjarrfikës nuk futet në zonë pasi vatrat janë mbi fshat pothuajse në majë mali dhe gati 1 orë e 30 minuta kanë ecur në këmbë për të shkuar.

Situata mbetet kritike dhe vijon puna për të bërë të mundur izolimin e vatrave të zjarrit i cili ndihmohet edhe nga era.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy