Samiti i Procesit të Berlinit i mbajtur në Tiranë siç duket nuk ia doli të shuaj mëritë e vjetra të Ballkanit. Kryeministria serbe Brnabiç refuzoi të merrte pjesë në foton familjare, ndërsa u shfaq e ftohtë në të gjitha takimet. Nga ana tjetër presidenti Vuçiç I shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar po zhvillon një vizitë zyrtare në Kinë.



