FOTO /Noizy luan kalçeto me Lorik Canën

FOTO /Noizy luan kalçeto me Lorik Canën

Reperi Noizy dhe Lorik Cana janë miq dhe po mos të ishin rrjetet sociale zor se do të na kishte shkuar mendja për këtë.

Noizy ka shpërndarë në Instagram, fotografi nga një lojë kalçeto darkën e mbrëmshme ku pjesëmarrës ka qenë edhe Lorik Cana, ish kapiteni që ka prej 11 muajsh që nuk është më aktiv në profesionin e tij.

Ka qenë pikërisht Noizy dhe disa nga djemtë e “OTR” të cilët e kanë ftuar Lorikun për një ndeshje në kalçeto dhe ky i fundit ka arritur të fitojë. “E lash të fitojë sepse erdhi në fushën time dhe tradita është ti respektojmë mysafirët por 13 maj do e marr në koncertin e radhës në Tiranë dhe kemi një sfidë të vogël me mikrofon në fushën time…” – ka shkruar Noizy duke bashkangjitur hashtaget ‘Respekte kapiten’ dhe e ka quajtur Lorikun ‘legjendë’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy