Parulla e re e Bashës: Republikë e re!

Parulla e re e Bashës: Republikë e re!

Në ditën e shtatë të protestës, kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha prezantoi sonte një grup artistësh, të cilët i janë bashkuar protestës së opozitës në çadrën e ngritur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombimit”, përpara Kryeministrisë, mes të cilëve tenori Agim Hushi dhe Edmond Zhulali.

Në fjalën e tij, Basha tha se kryeministri Edi Rama ka braktisur artisët dhe përkrah kriminelët.

‘Fuqia jonë janë këta njerëz, më të mirët e qytetarëve shqiptarë ndërsa fuqia e Edi Ramës, janë kriminelët e trafikantët”, tha Basha.

Ai tha se kjo republikë po jep shpirt dhe shpirt do të japë ndërsa ngrihet shpresa e re e shqiptarëve. Ndërsa duke iu referuar vendimit të sotëm të KQZ-së për Armando Prengën, Basha tha se Ramës nuk i mjaftojnë provat për ta larguar, por nuk do asnjë provë për të përbuzur intelektualët.

Ai tha se nga ky shesh po nis një republikë e re më e madhe se të gjitha. “Bashkë nga ky shesh po i japim jetë dhe frymë, po i japim jetë një republike të re, që është më e madhe se Lulzim Basha”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy