Japoni, shmanget incidenti para mbërritjes së Trump

Japoni, shmanget incidenti para mbërritjes së Trump

Në vigjilje të mbërritjes së presidentit amerikan, Donald Trump në Japoni, etapa e parë e një udhëtimi të gjatë që do zhvillojë në Korenë e Jugut, Kinë, Vietnam dhe Filipine, është shmangur një incident ushtarak. Ngjarja ka ndodhur në ujërat e Detit të Japonisë. Por në të nuk është përfshirë Koreja e Veriut, kërcënimi kryesor i Uashingtonit me raketat e saj balistike dhe kokat bërthamore.

Dy bombardues F-18 Hornet të mjetit lundrues që mban avionët bërthamorë, Ronald Regan kanë futuruar për të larguar dy bombardues ruse.

Mjetet ?uturuese të ushtrisë së Moskës ishin afruar tek flota  amerikane deri në 130 kilometra. Operacioni, bën të ditur CNN, është zhvilluar me profesionalitet dhe pa krijuar ndonjë rrezik të mundshëm- siç ka ndodhur herët e tjera mes avionëve rusë dhe amerikanë.

Në këtë moment, për herë të parë, 3 avion-mbajtës të Shteteve të Bashkuara, Nimitz, Teodor Ruzvelt dhe Regan- që shoqërohen nga arsenali I tyre bërthamor e formuar nga qindra anije lufte, shkatërrues dhe nëndetëse- që gjenden njëkohësisht në hapësirën e Paqësorit lindor. Këto masa janë vendosur nga administrata amerikane duke parë rritjen e tensionit me Korenë e Veriut, që kërcënon vazhdimisht të shkatërrojë Shtetet e Bashkuara./ABC News

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy