Sasia prej 1.5 tonë hashash, që i’u sekuestrua 2 skafistëve shqiptarë në 23 korrik, u shkatërrua në uzinën e biomasës në Termoli të Italisë. Nga droga e sekuestruar do të ishin nxjerrë 65 milionë doza hashash, me vlerë 12 milionë euro. Dy skafistët shqiptarë u arrestuan në 23 korrik nga policia italiane, ndërsa u bllokua sasia e madhe e drogës si dhe skafi, me të cilën ajo transportohej.
Nga ana tjetër, në një operacion masiv, ku morën pjesë 70 karabinierë, 25 patrulla policia dhe një helikopter, në Kuneo të Italisë, pasditen e kësaj të premteje u arrestuan 11 persona, shumica e tyre shqiptarë. Ata akuzohen për trafikimin e sasive të mëdha të drogës në zonë.
Ata mbaheshin nën vëzhgim prej kohësh, pasi shpërndanin hashash dhe kokainë, ndërsa disa prej tyre akuzohen edhe për vrasje. Operacioni u kodua “Trainspotting”.



