Kurti: Kosova dhe Shqipëria të bashkohen si dy Gjermanitë

Kurti: Kosova dhe Shqipëria të bashkohen si dy Gjermanitë

Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka marrë shembull dy Gjermanitë si model që Kosova dhe Shqipëria të bëhen bashkë. Ai thotë se ky bashkim do të ndodhë në aleancë me SHBA-të dhe Gjermaninë, atëherë kur Kosova e Shqipëria të qeverisen nga politikanë të mençur, të ditur, të ndershëm e kombëtarë. Dhe ajo ditë, sipas tij, nuk është shumë larg.

Postimi i tij i plotë:

Data 3 tetor festohet përvit në Gjermani si “Dita e Bashkimit”, dita kur dy shtetet gjermane të krijuara pas rrethanave të Luftës së Dytë Botërore, më në fund u bashkuan. Jo për të përsëritur historinë, por për të çelur një faqe të re, me Gjermaninë e bashkuar, demokratike e të hapur, motor i zhvillimit ekonomik dhe garant i vlerave politike e humane të Bashkimit Evropian.

Dy Gjermanitë u bashkuan edhe pse fqinjët dhe fuqitë e mëdha evropiane ishin kundër këtij bashkimi. Kundër ishin Polonia e Franca, Italia e Britania, ku tepër aktive kundër procesit të bashkimit ka qenë ish-kryeministrja Thatcher. Fuqitë e mëdha ishin kundër për arsye kryesisht egoiste, sipas parimit konservator të ruajtjes së balancës së fuqive. Por historia është progresive, dhe balancat e padrejta gjithnjë prishen. Andaj gjermanët e realizuan ëndrrën e tyre duke u bazuar tek vullneti i vet, e tek mbështetja e SHBA-ve, këtij partneri të jashtëzakonshëm të vetëvendosjes së popujve. Bashkimin e Gjermanive e kanë mbështetur asokohe shumë kombe të ndarë, si psh. irlandezët, apo edhe ne, shqiptarët.

Sot neve na thuhet se bashkimi ynë është i pamundshëm e i paleverdisshëm, se fqinjët janë kundër e se fuqitë e mëdha nuk duan. Por le të kujtojmë se edhe Gjermanitë, nuk u bashkuan me një hap të vetëm. Fillimisht ato nënshkruan traktatin për unifikimin e politikave monetare, ekonomike e sociale, pastaj një sërë marrëveshjesh të tjera, e në fund bënë veprimin më të mirë për popullin e tyre e për krejt Evropën, u bashkuan.

Ne sot u urojmë gjithë gjermanëve dhe Gjermanisë Ditën e Bashkimit, dhe i mbajmë si shembull për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ky bashkim do të ndodhë në aleancë me SHBA-të dhe Gjermaninë, atëherë kur Kosova e Shqipëria të qeverisen nga politikanë të mençur, të ditur, të ndershëm e kombëtarë. Dhe ajo ditë, siç na tregoi 11 qershori, nuk është shumë larg.

Bashkimi i Gjermanive jo vetëm që kontribuoi por ishte vendimtar për bashkimin e Evropës. Edhe bashkimi ynë sigurisht që do t’i kontribuojë Bashkimit Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy