Fabrikat e veshjeve dhe këpucëve në krizë, 20 mijë punonjës rrezikojnë vendin e punës

Fabrikat e veshjeve dhe këpucëve në krizë, 20 mijë punonjës rrezikojnë vendin e punës

Rreth 20 mijë persona që punojnë në fasoneri në vend mund të mbeten të papunë në 6-mujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, fabrikat e këpucëve dhe veshjeve pritet të nxjerrin të papunë rreth 20 mijë persona, si pasojë e thellimit të mëtejshëm të krizës.

Shoqata e Fasonëve “Pro-Eksport”, që grumbulloi të dhënat nga fabrikat, përllogariti këto të dhëna pasi shumica e tyre kanë pësuar rënie të porosive me mbi 70%. Një nga arsyet ishte aplikimi i masave kufizuese në vendet e BE-së që uli porositë për fabrikat e këpucëve në 65-75% në shkurt – mars 2021 dhe për veshjet në 30-40%, po ashtu edhe fakti që fabrikat shqiptare nuk po munden të përshtatin teknologjinë për t’iu përgjigjur kërkesës së shpejtë, për disa produkte nga vendet europiane.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit, mbi 6500 biznese në të gjithë vendin, shumica në sektorin fason, kërkuan të punësonin 45 mijë persona në vitin 2019 nëpërmjet Zyrave të Punës. Para se të niste kriza e pandemisë, fabrikat e këpucëve dhe veshjeve po vuanin nga mungesa e punonjësve.

Por gjatë vitit të pandemisë situata ndryshoi, pasi kërkesat për vende pune u ulën në 200-300 pozicione, ndërsa nga ana tjetër punëkërkues të rinj të papunë u dyndën për regjistrim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy