Kaosi në Kuvend/ Doda: Ne nuk i mbajmë ‘ison’ regjimit të Ramës. Jemi në mbrojtje të interesave të qytetarëve

Kaosi në Kuvend/ Doda: Ne nuk i mbajmë ‘ison’ regjimit të Ramës. Jemi në mbrojtje të interesave të qytetarëve

Në seancën e fundit për këtë muaj, parlamenti iu rikthye sot skenave anormale të seancave plenare, me deputetët e opozitës që u hodhën në aksion brenda dhe jashtë godinës.

Ata të përjashtuar nuk u lejuan nga garda të kalojnë gardhin metalik duke u përplasur me ta, kurse  të tjerët arritën të hyjnë në seancë, duke hedhur karrige në foltore dhe bllokuar seancën.

Deputeti i përjashtuar Petrit Doda, tha për “MCN lajme” se shishja që ai kishte hedhur ishte parfum e jo benzinë, si shenjë demonstrative për zhvillimin e seancave me deputet të përjashtuar.

Nuk kam asnjë informacion për përjashtimin por unë isha ndër deputetët e parë që arrita në seancë dhe veprimi im i parë ishte bllokimi i foltores, pasi ne nuk mund të jemi fasadë e kësaj qeveri, ne jemi deputetë që na ka votuar populli për të mbrojt interesat e popullit. Ne nuk mund të pajtohemi me qeverinë dhe parlamentar që i bëjnë iso regjimit të Edi Ramës, pasi shtresat më të varfër nuk përkrahen nga kjo qeveri.

Nuk ka pasur shishe me benzinë, unë e kam hedhur vetë një shishe me parfum.

Për deputetin Doda, opozita nuk i bën ‘iso’ regjimit të Rsmës, prandaj ka si qëllim të mos vazhdohet me seanca të rregullta deri në zgjidhje të interesave të deputetëve dhe të vet qytetarëve.

Ishte një mënyrë demonstrative që të mos vazhdojnë të zhvillohen në mënyrë të rregullt seancat plenare, pasi ne kemi të gjithë deputetët e opozitës të përjashtuar, ishin 6-7 veta, që nuk mund te pajtohemi me këtë qeveri që të u bëjmë iso qeverisë Rama. Qëllimi jonë është që të mos vazhdohet me seanca të rregullta, derisa ta zgjidhet problemet me tërë grupin kryesor të opozitës.

Për momentin janë 27 deputet të përjashtuar,

Kjo është pjesë e Mosbindjes civile ne nuk mund të pajtohemi me qëndrimet që i bën kjo qeveri, ato thonë ne jemi dinjitoz, ne nuk e dimë ku e kanë dinjitetin kur nëpërmbëmbin shtresat ne nevojë, të manipulojnë procesin zgjedhor.

Ne kërkojmë jemi zëri i vërtetë në parlament, jo të shantazhuar si rasti i Salianjit.

Hapi radhë të mërkurën do jemi në Strasburg ku do të bëjmë protestë për të drejta tona dhe qytetarëve tanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy