Moti sot, relativisht i paqëndrueshëm, temperaturat deri në 34°C

Moti sot, relativisht i paqëndrueshëm, temperaturat deri në 34°C

Shqipëria parashikohet të jetë sot nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, këto më të përqendruara përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore.

Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit.

Era me drejtim veriperëndim me shpejtësi 1-8m/sek.

Temperaturat parashikohen me rritje në vlerat minimale dhe rënie në vlerat maksimale.

Më konkretisht:

vendet malore 16°C deri në 27°C

vendet e ulëta 20°C deri në 34°C

vendet bregdetare 18°C deri në 32°C

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy