Covid, OBSH i bën presion Kinës për akses të plotë të studiuesve në të dhëna

Covid, OBSH i bën presion Kinës për akses të plotë të studiuesve në të dhëna

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka bërë thirrje Pekinit që të japë më shumë informacion mbi origjinën e Covid-19 dhe është gati të dërgojë një ekip të dytë për të hetuar këtë çështje, raportoi të dielën Financial Times.

“Ne po i bëjmë presion Kinës që t’i japë akses të plotë dhe u kërkojmë vendeve që të ngrenë çështjen gjatë takimeve të tyre dypalëshe, t’i bëjnë thirrje Pekinit të bashkëpunojë”, tha për gazetën Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Shefi i OBSH-së i bëri komentet ndërsa autoritetet shëndetësore dhe kompanitë farmaceutike në mbarë botën kanë hyrë në një garë për të përditësuar vaksinat për të luftuar variantet më të reja të koronavirusit.

Ghebreyesus i ka bërë presion prej kohësh Kinës që të ndajë informacionin e saj mbi origjinën e Covid-19, duke thënë se derisa të ndodhë diçka e tillë, të gjithë skenarët janë ende në tryezë.

Virusi u identifikua për herë të parë në dhjetor 2019 në qytetin kinez Wuhan.

Dyshime të shumta janë përqendruar në faktin se Covid, u përhap në një treg kafshësh të gjalla, përpara se të përhapej në të gjithë botën, duke shkaktuar vdekjen e gati 7 milionë njerëzve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy