Izrael, gruaja e kryeministrit para drejtësisë për shpenzime abuzive

Izrael, gruaja e kryeministrit para drejtësisë për shpenzime abuzive

Drejtësia izraelite informoi gruan e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se parashikon ta gjykojë në lidhje me një çështje për shpenzimet e dyshuara abuzive në kurriz të tatimpaguesve, theksoi sot Ministria izraelite e Drejtësisë.

“Prokurori i Përgjithshëm izraelit ka lënë ende mundësi për Sara Netanyahun dhe avokatët e saj të kontestojnë dërgimin para gjyqtarëve gjatë një debati kontradiktor”, deklaroi ministria në një komunikatë.

“Netanyahu dyshohet se ka porositur qindra vakte dhe pjata të rafinuara për 359 000 shekels (102 000 dollarë ose 85 000 euro) dhe i ka vendosur në faturat e residencës së kryeministrit, ndërkohë që ishin të destinuara për konsum personal”, sipas komunikatës së ministrisë.

Benjamin Netanyahu nuk ka lidhje me këtë çështje.

Por, një dërgim i mundshëm i bashkëshortes së tij para drejtësisë do t’i shtohej problemeve me të cilat është përballur.

Netanyahu, 67 vjeç, në krye të qeverisë që prej vitit 2009 pas një mandati të parë në vitete 1996-1999, është dyshuar në disa raste në të kaluarën, pa u shqetësuar. / ATA / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy