
“Homeland Justice” ka publikuar së fundmi pamjet ku tregohet që hakerat kanë mundur të futen lirisht edhe në sistemet e sigurisë së Policisë së Shtetit.
Duke folur në MCN Live eksperti i IT Besmir Semanaj tha se qeveria duhet të bëjë një plan të mirëorganizuar për ndryshimin e pasaportave dhe kartave të identitetit. Semanaj shtoi se nuk beson që BE do të pranojë anëtarësimin e Shqipërisë në union, duke i pasur të dhënat publike.
Kjo tregon që hakerat përderisa videot ishin në kohë të ndryshme, tregon që kanë pasur akses të plotë në një rrjet të mbyllur, që është rrjeti policor. Tregon që ka pasur akses të plotë në gjithë infrastrukturën e shtetit shqiptar. Kemi pasur një shtrirje horizontale jashtëzakonisht të gjerë. Situata është shumë delikate, nga aksesi që shikojmë në këto sisteme, nuk e dimë çfarë mund të kenë marrë, ndryshuar. Hakreat qëndruan 14 muaj dhe dolën pasi u mërzitën. Asnjë instutucion nuk arriti ta kuptojë që në sistemet tona ka hakera, po merren informacione. E gjithë barra e përgjegjësisë bie mbi institucionet shtetërore, nëse do duan ta kalojnë te kompanitë private është totalisht e pamoralshme. Sot po shikojmë ca pamje që për mua personalisht, më e rëndë është e dalja e të dhënave personale, sesa pamjet nga komisariatet e Shqipërisë. Në momentin kur organizmat shtetërore nuk marrin asnjë masë, s’kemi asnjë përmirësim sistemi! Të gjitha institucionet na garantonin që sistemet janë të sigurta!
Qytetarët shqiptarë sot kanë humbur besimin te institucionet shtetërore. Nëse do japin disa të dhëna personale do mendohen dy herë. Z.kryeministër tha që Personal ID s’ka asnjë vlerë, nëse s’do kishte do ishte publik. Pyetja është shumë e thjeshtë pse janë harxhuar miliona euro për të vendosur në karta një çip. Është vendosur që të popullohet me të dhëna të tjera. Por nuk do mund të përdoret në të ardhmen ai çip. Të shtojmë investimet në organizmat shtetërore qoftë në teknologji, por sidomos në burimet njerëzore. Kjo duhet të nis nga një plan i mirëorganizuar për ndryshimin e pasaportave dhe kartave të identitetit. Kjo do kërkojë vite. Qoftë qeveria ose partia që do vijë në pushtet duhet të kenë një plan të tillë. Përndryshe do ngelen copa letre për të kaluar kufirin. Nuk besoj se BE do pranojë që Shqipëria të bëhet anëtare duke i pasur të dhënat publike.
Në momentin që kanë pasur akses në rrjetin policor ato mund të nxjerrin atë që dëshirojnë. Këto keqbërës, terroristë, po e shtojnë dozën. Shpresat e institucioneve tani është që hakerat të ndalin publikimin e informacioneve dhe të arrestohen keqbërësit. Çdo javë jemi me zemër në dorë!”.



