Ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Babrru, ku një fëmijë 2 vjeç, vdiq mes flakëve që përfshinë banesën ku jetonte, ka tronditur banorët e lagjes Shpat.
Dy fëmijë të mitur ndodheshin vetëm në shtëpi në momentin që ra zjarri. Zjarrfikësit mundën të nxirrnin të gjallë vetëm njërin prej tyre.
Gjyshja e fëmijëve, Drita Lami, tregon se gjendja ekonomike e familjes ishte e rëndë. Ata jetonin në një barakë në kushte të këqija, ndërsa dy prindërit mblidhnin kanaçe për të siguruar bukën e gojës.
“Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00. Shkak u bënë flakët e nisura nga rezistenca e lënë ndezur për të ngrohur fëmijët. Baraka mori flakë menjëherë. Ata jetonin në kushte të këqija. Prindërit dilnin për të mbledhur kanaçe”, tregon ajo për “Orën”.



