Historia e dashurisë me Anxhelën/ Pjotr, holandezi i magjepsur nga Shqipëria: Ja si u njohëm bashkë

Historia e dashurisë me Anxhelën/ Pjotr, holandezi i magjepsur nga Shqipëria: Ja si u njohëm bashkë

Të vish në Shqipëri për një mision pune dhe të gjesh dashurinë e jetës është pikërisht kjo ajo që i ndodhi Pjotrit nga Holanda. 

Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ai dhe Anxhela nga Gjirokastra rrëfyen historinë e veçantë të lidhjes së tyre, e cila nisi në mënyrën më të thjeshtë por u kthye në një udhëtim dashurie që sot vazhdon mes dy vendeve.

Një dashuri që nisi nga shërbimi, u rrit me muzikën dhe sot jeton mes dy kulturave.
Historia e Pjotrit dhe Anxhelës është një shembull i bukur i asaj që mund të lindë kur dy njerëz vijnë nga botë të ndryshme, por i bashkon e njëjta gjuhë, ajo e dashurisë së vërtetë.

Kam ardhur në Shqipëri për herë të parë para nëntë vitesh, si pjesë e një misioni fetar. 

Mendova se do të ishte vetëm një vizitë e përkohshme, por nuk e dija se Shqipëria do të bëhej shtëpia ime dhe se këtu do të gjeja gruan time.

Në fillim ishim thjesht miq. Anxhela ishte pjesë e kishës dhe ndihmonte në organizimin e një kampi për fëmijë. 

Më vonë, kur ajo erdhi në Holandë në vitin 2019, kaluam më shumë kohë bashkë, dhe lidhja jonë u thellua natyrshëm.

Pjotr i ka dedikuar edhe këngë Anxheles. 

Kam nisur të shkruaj këngë në shqip, dhe njëra prej tyre ishte për Anxhelën. 

Muzika është një pjesë e madhe e jetës sime, dhe përmes saj kam shprehur shumë ndjenja. Aktualisht po punoj për disa projekte muzikore që do të publikohen së shpejti.

Jetojmë mes dy vendeve, kemi një shtëpi në Gjirokastër dhe një në Holandë. 

Nuk e dimë ende ku do të vendosim të qëndrojmë përfundimisht, por jemi duke e zbuluar këtë së bashku.

Anxhela rrëfen se si e njohu Pjotr dhe si lindi dashuria mes tyre. 

Isha pjesë e kishës që organizonte kampin për fëmijët dhe ndihmoja me çfarë të mundesha. 

Kur erdhi grupi nga Holanda, aty ishte edhe Pjotr. Njohja jonë nisi në një kontekst pune dhe shoqërie.

Nuk ishte dashuri me shikim të parë. Në fillim ishim miq dhe punonim së bashku me fëmijët. Lidhja jonë u zhvillua ngadalë, me respekt dhe njohje të ndërsjellë.

Tani kemi një vajzë të vogël, Elisha, dhe edhe pse jeta jonë është ndarë mes dy vendeve, e shohim këtë si një mundësi për të pasur përvoja të pasura kulturore e familjare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy