Ish-deputeti i LSI Endrit Brahimllari në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në 6 bashki të vendit.
Ai e ka konsideruar 6 marsin të rëndësishëm, ndërsa u shpreh se aty fillon dhe çmontimi i një regjimi. Teksa i konsideroi kandidatët e Shtëpisë së Lirisë si më të mirët, Brahimllari tha se e shohin fitues veten në Shkodër dhe Dibër, po ashtu dhe në Durrës sheh favorizues Ardian Mukën.
Ai tha se Basha dhe Rama janë bashkë në Durrës dhe kjo sipas tij për portin e Durrësit, ekonominë, por fryma opozitare do e çmontojë njëherë e përgjithmonë këtë regjim.
6 marsi është mjaft e rëndësishme nga aty fillon çmontimi i një regjimi. E shoh si shumë të rëndësishme pasi kanë të bëjnë me hallet dhe problemet që kanë qytetarët. Shtëpia e Lirisë përfaqëson opozitën e vërtet në vend dhe për të ndarë nga opozita fasadë. Interesi është lokal, kandidatët kanë paraqitur platformën e tyre lidhur me problematikat që kanë qytetarët. LSI do të kishte dëshirë nëse do kishim zgjedhje në 61 bashki për të treguar forcën e vërtetë dhe të shohim se kë mbështesin qytetarët. Nuk mendoj se një kryetar bashkie hyn në garë për të humbur. Në Shkodër besoj në fitore absolute me diferencë të thellë. Koalicioni është rreth emrit ne përfaqësohemi me Bardh Spahinë, vota shkon për individin dhe kandidati erdhi përmes primareve dhe në këtë rast besoj se do jetë në Shkodër absolut. Në Dibër besoj se do ketë të njëjtin rezultat si Shkodra. 6 marsi është betejë e qytetarëve kundër keqqeverisjes.
Po ti referohemi Durrësit, e para ka një kandidat të jashtëzakonshëm, është pozitiv dhe arkitekt kandidati Ardian Muka dhe ka një fushatë pozitive. Basha dhe Rama janë bashkë në Durrës për portin e Durrësit, ekonominë, por fryma opozitare do e çmontojë njëherë e përgjithmonë këtë regjim. Vangjush Dako nuk është shqetësuese për ne sepse i kemi ditur gjithmonë këto interesa të PS, Rama është peng i një marrëdhënies në Durrës jo vetëm kriminale por edhe ekonomike, por mbështetja popullore e Shtëpisë së Lirisë do e çmontojë këtë regjim dhe në Durrës. LSI ka mandatin e tij në Durrës, Muka do ketë mbështetjen maksimale. Mendoj se Muka është favorizues dhe e shoh fitues.
Ndërsa u ndal dhe te gara në Lushnje, ai sqaroi se kandidati i vetëm aty ëhstë Elton Bano pasi ai përfaqëson qytetarinë e Lushnjes.
Në Lushnjë ka vetëm një kandidat dhe ai është serioz dhe është Elton Bano. Ai përfaqëson qytetarinë e Lushnjës, një djalë që ka mbajtur lidhje të afërta me banorët e Lushnjës, është kandidatura më e mirë që përfaqëson qytetarët. Në Lushnje nuk flitet për bindje politike por janë të gjithë rreth Banos sepse ai do i sjellë dinjitetin e munguar atij qyteti.
Ajo që po shoh unë është se në Lushnjë ka një energji pozitive bashkuese gjithëpërfshirëse rreth Banos dhe kjo do të çmontojë çdo mekanizëm të rilindjes. E di që ai do të përdorë çdo skenar, por beteja për Lushnjën nuk është për interesin e një partie por për individin. LSI e ka shumë seriozisht këtë garë. Ne nuk mund të themi se po përkrahet një koalicion, por përkrahen individët që janë shumë më pozitivë se të tjerët në këtë garë. Beteja në këto 6 bashki është betejë për të bashkuar të gjithë qytetarët kundër keqqeverisjes.



