David Beckham përdor makijazhin e Victoria-s! Ja produktet e preferuara

David Beckham përdor makijazhin e Victoria-s! Ja produktet e preferuara

David Beckham, 45 vjeç, nuk e ka problem të tregojë se është i fiksuar me produktet e bukurisë së gruas së tij Victoria, 46 vjeç.

Sipas një raporti të ri, futbollisti  përdor make-up-in e saj një bronzer të markës VBB, dhe me sa duket  Victoria e teston kozmetikën e saj te bashkëshorti duke e quajtur atë modelin e saj më të mirë.

Gjatë një videoje live në Instagram , Victoria pranoi: “Ai është modeli im më i mirë. Sapo kam marrë një mesazh nga David që i ka mbaruar serumi. David e adhuron atë do t’i çoj disa”.

Vitin e kaluar, David përdori tonin e syve gjatë një seti fotosh të mrekullueshme për revistën Love.

Ish-kapiteni i Anglisë ka folur më parë për përdorimin e produkteve të bukurisë së gruas së tij, duke përfshirë balsamin e buzëve dhe hidratuesit.

Në vitin 2018, duke diskutuar se si e ruan pamjen e tij me IntoTheGloss, David zbuloi: “Qasja ime ishte gjithmonë të vidhja produktet e gruas time. Kjo është e vërtetë”.

“Nëse jetoja në Manchester, në Madrid, apo LA – të gjitha këto vende të ndryshme kanë mot të ndryshëm. Unë duhej të kujdesesha për lëkurën time për shkak të kësaj. Mënyra se si kujdesesha ishte të vidhja gjërat e gruas sime sepse e di që ajo ka më të mirën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy