Dy humbje jete dhe 410 raste të reja nga Covid-19 në vend

Dy humbje jete dhe 410 raste të reja nga Covid-19 në vend

Ministria e Shëndetësisë njofton se sërish ka rritje të rasteve të infektimeve në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 410 qytetarë.

Janë kryer 5,252 testime, nga të cilat janë regjistruar me Covid-19, 410 qytetarë nëpër këto bashki: 149 raste në Tiranë, 50 raste në Shkodër, 29 raste  në Fier, 20 raste në Vlorë, 19 raste në Sarandë, 12 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 raste në Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë, 8 raste në Durrës, Mat, Lushnje, 7 raste në Kavajë, Berat, Peqin, 5 raste në Kolonjë, Elbasan, 4 raste  në Tepelenë, 3 raste në Pukë, Has, Tropojë, Kurbin,  2 raste në Kamëz, Dibër, Mallakastër, Përmet, 1 rast në Shijak, Klos, Selenicë, Konispol, Kuçovë, Poliçan, Gramsh.

Ndërkohë dy qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19, nga të cilët të dy qytetarë nga Vlora, 44 dhe 76 vjeç.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 39 pacientë, ndërsa 46 të shëruar janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.

Aktualisht janë 2,453 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy