Ndërkohë që në Jeddah po zhvillohen bisedime për të arritur një armëpushim të mundshëm, përleshjet vazhdojnë në Khartoum dhe në rajonin e Darfur ku të paktën 100 njerëz janë vrarë në përleshjet mes luftëtarëve të armatosur në qytetin e Genena.
Kështu deklaroi sindikata e mjekëve të Sudanit.
Luftimet në Genena, të cilat shpërthyen vetëm disa ditë pasi dy gjeneralët rivalë të Sudanit morën armët kundër njëri-tjetrit në kryeqytetin Khartoum, kanë nxjerrë në pah mundësinë që konflikti në kryeqytet mund të përhapet në pjesë të tjera të vendit afrikan.
Spitalet në Gjenenë janë ende jashtë funksionit dhe është ende e vështirë të bëhet një numërim i saktë i të plagosurve.



