Shtëpia muze e piktorit të popullit Vangjush Mio ka hapur dyert për vizitorët ndërsa brenda saj janë ekspozuar edhe punime që vijnë për herë të parë në sytë e publikut.
Shtëpia muze e artistit të madh e pozicionuar në një prej lagjeve karakteristike në qendër të qytetit të Korçës iu nënshtrua një rikonstruksioni dhe hapi dyert për vizitorët këtë fundjavë.
Mes peizazheve aq të njohura të Mios nuk munguan as ato që ekspozohen për herë të parë që janë punimet nudo. Përveç atyre që ai i pati realizuar për punën e diplomës dhe që janë të njohura të tjera punime dalin në drite për herë të parë
Hapja e muzeut të Vangjush Mios ka qene një kërkesë prej vitesh e familjes së tij por edhe artdashësve që tani është bërë realitet.



