Avokati Redon Meksi në ‘MCN Live’ ka folur lidhur hetimet e SPAK për të cilat u shpreh se akuzat nuk lidhen me korrupsionin.
Ai tha se fillimisht duhet të hetohen paratë, ndërsa theksoi se Çështja e korrupsionit në Shqipëri është e ditur, por është në dorë të drejtësisë nëse do e parandalojë apo jo. Sipas tij duhen parë akuzat që do ngrihen, pasi shpesh herë disa media dhe i transformojnë ato.
‘Ka një të mirë dhe është frika që SPAK po i fut drejtorëve, por a janë ngritur drejtë këto akuza është çështja.
Me çfarë kam parë deri tani akuzat nuk lidhen me korrupsionin e detyrës që ushtrojnë por me fshehje pasurie dhe me të tilla akuza nuk i shkon dot Erion Veliajt dhe nuk e dimë se sa para do i kapin. Kush qytetar nuk e di që këta po shesin dhe po blejnë pasuri në mënyrë të parregullt, por kjo duhet vërtetuar ligjërisht.
Çështja e korrupsionit në Shqipëri është e ditur, por është në dorë të drejtësisë nëse do e parandalojë apo jo. Te rasti i klubit të Tiranës bashkia s’duhet të kishte më fare aksione, duhet ti kishte transferuar aksionet, ndërkohë që vijon të financohet ende një klub me paratë publike.
Duhet të shohim çfarë do ndodhi, po u kapën paratë jemi në rrugë të duhur nëse ato nuk preken s’jemi gjëkundi. Për mua mjafton tu marrësh paratë dhe të mos lejohen të ushtrojnë detyrën jemi në rregull, as në burg nuk është hall sepse me taksat tona jetojnë atje. Duhen parë akuzat që do ngrihen se dhe mediat i transformojnë ndonjëherë
Ndërsa sa i përket reformës zgjedhore Meksi tha se nëse nuk ndryshohet kodi do të kemi lista të hapura.
‘Më mjafton që dje mbledhja e parë u bë me dyer të mbyllura e vetmja rast që ne kemi mundësi të vemi para kutisë për të dënuar atë qeveri dhe mbledhja bëhet me dyer të mbyllura kjo të bën të mendosh se aty do të ketë një marrëveshje dhe në fund do dalin me sistemin me lista të mbyllura. Po nuk u arrit dot reforma sot jemi me lista të hapura, nëse nuk ndryshohet kodi do të kemi lista të hapura të cilat i duhen sepse ndryshe nuk dalin dot.



